Top Channel/ Kanadaja ashpërson tonet me SHBA-në: Nuk do bëhemi kurrë pjesë e Shteteve të Bashkuara
04/03/2025 20:08

Në një fjalim drejtuar kanadezëve, kryeministri Justin Trudeau i është drejtuar drejtpërdrejt Donald Trump, duke thënë se vendimi i tij për të vendosur tarifa ndaj njërit nga partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara është një gjë shumë e çmendur për ta bërë. “Tani, nuk është zakon i imi të pajtohem me Wall Street Journal, por Donald, megjithëse je një djalë shumë i zgjuar, kjo është një gjë shumë e marrë. Lufta jonë mes miqsh është pikërisht ajo që duan të shohin kundërshtarët tanë nëpër botë”, tha Trudeau. Kryeministri shtoi se do të sfidojë tarifat e SHBA-së në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe përmes marrëveshjes së tregtisë së lirë që mbulon të dyja vendet. Kanadaja ka reaguar tashmë me tarifa mbi 30 miliardë dollarë kanadezë mallra nga SHBA dhe ka kërcënuar se do të vendosë taksa prej 125 miliardë dollarësh kanadezë brenda 21 ditësh. “Tarifat tona do të mbeten në fuqi derisa tarifat e SHBA të hiqen dhe jo më herët. Nëse këto tarifa nuk ndalojnë, ne jemi në biseda aktive dhe të vazhdueshme me provincat dhe territoret për të ndjekur disa masa të tjera që nuk janë tarifa, masa që do të tregojnë se nuk ka fitues në një luftë tregtare”, tha Trudeau. "Ajo që ai dëshiron është të shohë një kolaps total të ekonomisë kanadeze sepse kjo do ta bëjë më të lehtë aneksimin e Kanadasë. Për këtë kam një mesazh: Kanadaja nuk do bëhet kurrë shteti i 51-të i SHBA-së”, përfundoi Trudeau

Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
Top News – Typhoon-ët britanikë ‘luftë’ mbi Bahrein / Mbrojnë qiellin nga dronët kamikazë të Iranit
13/03 13:35
Top News – Turqia nën sulm, raketë tjetër balistike / Baza e armëve bërthamore në shënjestër
13/03 13:21
Top News – Tërheq sistemin THAAD nga Koreja e Jugut / SHBA ‘braktis’ Seulin, i duhet për Iranin
13/03 13:20
Top News – Avioni amerikan rrëzohet mbi Irak / Ushtria konfirmon katër viktima nga gjashtë në bord
13/03 13:18
Top News – ‘Nuk ke ku të fshihesh në një anije’ / Makthi i marinarëve të bllokuar pranë Iranit
13/03 13:04
Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
DIGITALB DIGITALB