Policia e Lezhës ka kapur mat një shpërndarës kanabisi në këtë qytet, në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2”. Në pranga ka rënë 45-vjeçari, Eduard Koka i cili është arrestuar pasi gjatë një kontrolli fizik i janë gjetur disa doza kanabisi që i mbante me vete. Por ndonëse gjatë kontrollit fizik iu gjet lënda narkotike, ajo që iu gjet në banesë duket se do të rëndojë më shumë pozitat e tij.