Këta që shihni në këto foto janë Besnik Shabani dhe Enea Tahiri. Ata ranë në pranga mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor “Mamurras-Kashar” teksa po transportonin 60 kg kanabis. Droga ishte shpërndarë në 59 pako të lidhura me natriban të ndara në 3 çanta të mëdha që dyshohet se do të fshiheshin në shasinë e një automjeti.