“Që kur isha e vogel më pëlqenin artet marciale, dhe i shihja. Babai e kuptoi që doja të isha pjese e saj dhe ne moshen 10 vjecare e nisa si sport dhe ja ku jam tani” Kështu e nisi Desara Ndoci pasionin e saj për Judon, një 15 vjecare që shpesh here është dashur të lër pas shumë gjera, e që është hasur me paragjykime por kjo nuk e ka penguar aspak për të vazhduar më tej me ktë sport “Është shume e veshtire, pasi shumica e njerzve thonë kjo është një vajzë që merret me arte marciale dhe habiten por une ja kam dalë dhe me paragjykime, tek unë nuk ka ndikuar fare sepse judon e kam gjën më kryesore, e lashe shoqerine pas shumicen e gjerave që të merrem me judo dhe kjo gjë nuk më ka lën mbrapa me të tjeret. Desara e cila ka marrë pjese në turne të ndryshme, ku më i fundit ishte ai në Peje e cila u vleresua me mediale të artë në një ndeshje jo fort të lehte për të, por Ndoci thotë se mjafton pak vetbesim për të arritur atë që do. Sinkron” Une dhe trajneri jemi stërvitur shumë që të marr medalien e artë, e dija sepse kisha vetbesimin që do e merrja. Gara ishte e lodhshme por me punen e pa lodhshme që kemi bere ja dola. Altin Përgjergji i cili e trajnon Desaren tashmë prej 5 vitesh e quan si një gjetje për ekipin e “Beselidhjes” Sinkron” Desara ka qën një gjetje, sepse është vështirë të gjesh një gocë që ka dëshirë të merret me sporte luftarake, ka dëshirë që të goditet, fë godasë të tjere, tregon për mentalitetin dhe flet më shume për desaren. Në turneun e fundit që morën pjese, Përgjergji e cileson si një turne në shtëpine e kampioneve por shpirti i saj luftarak i dha asaj medalien e artë “kampinati u organizua ne shtëpinë e kampioneve, në Peje ku kemi kampion olimpik kampion bote dhe Desara është përballur me sportiste të nivelit europian edhe më gjërë pasi stërviten…… ato gocat qe ishin përballë desares ishin shumë të pregatitura dhe me një motiv të qarte vetem per te fituar. Por desara nga shqipëria tregoi karakterin e saj të fortë, tregoi që është e fortë dhe tregon qe ka një prespektive për të ardhmen Duke parë dëshirën e madhe të Desares për Judo, traneri Përgjergji e cilëson atë si një yll në ngjitje