Në Gjirokastër u mbajt kampionati i katërt kombëtar i bodybuilding natyral. Sporti që kërkon trajnim sistematik për të formuar natyralisht linja fizike ka një numër të madh ndjekësish edhe në Shqipëri megjithatë sportistët kërkojnë mbështetje jo vetëm për eventet e tyre por edhe për njohjen më të gjerë të këtij sporti. Në kampionat morën pjesë në kategorinë bodybuilding fizik 18 sportistë nga tri grupmosha nën 18 vjeç, 18-21 vjeç dhe mbi 21 vjeç si dhe pati disa çmime.