Një aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka shkaktuar trafik tejet të rënduar. Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësin. Nga përplasja e kamionit me trafikndarësen ka vetëm dëme materiale që përfshijnë edhe trafikndarësin e dëmtuar. Drejtuesi i kamionit nuk është dëmtuar fizikisht. Policia rrugore që ndodhet në vendin e ngjarjes, bën me dije se aksidenti ndodhi afër mbikalimit të Fllakës, ndëra theksojnë se po punohet për të mundësuar qarkullimin në situatën e krijuar me trafik të rënduar. Shumë prej automjeteve të ngecura në trafik ishin familjarë që po i drejtoheshin plazhit për të kaluar fundjavën.