Bllokimi i aksit Librazhd - Prrenjas ka bërë që prej ditësh dhjetëra kamionë me destinacion Shqipërinë të mbeten në pikën e kalimit kufitar të Qafthanës. Në kushtet kur e kanë të pamundur të aksesojnë Tiranën dhe e vetmja rrugë alternative u mbetet tranziti përmes Maqedonisë së Veriut çka kërkon një marrëveshje mes dy vendeve fqinjë si edhe procedura dhe kosto shtesë drejtuesit e kamionëve kanë mbetur në kufi në pritje të zgjidhjes së situatës.