Rreth orës 12:00 të së enjtes 30 vjeçari Denis Shima pasi kishte konsumuar alkool me miqtë e tij për orë të tëra, mori automjetin dhe u nis për në Vaqarr ku kishte banesën e tij. Tek kryqëzimi i Taivanit shërbimet e policisë panë se i riu po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe i bënë shenjë për të ndaluar por i riu nuk iu bind urdhërit dhe nisi arratinë.