Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen. Rama kujtoi dhunën e vitit 1997, ku tha se “ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash”.