Përgjatë dy dekadave pas rënies së komunizmit Gjirokastra ka humbur më shumë se 20 km rrugë të brendshme të shtruara me kalldrëm. Braktisja fillimisht e lagjeve më të sipërme solli edhe degradimin e rrugëve. Më pas për nevoja funksionale shumë prej segmenteve historikë u mbuluan me beton. Mjeshtrat e punimit të gurit emigruan për të ndërtuar rrugë e shtëpi në Greqi.