Gjatë ndalesës në Serbi, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, që ka nisur një tur diplomatic në Ballkanin Perëndimor, sqaroi se do të bisedojë me qeveritë dhe me shoqërinë civile për “rrugën e tyre drejt BE-së”. Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në atë drejtim, deklaroi kryediplomatja europiane.