Rituali i kafes në gur një traditë mesjetare e mikpritjes në Gjirokastër është kthyer në një eksperincë turistike që shijohet në pazar nga dhjetëra vizitorë çdo ditë. Lubjana që e drejton ritualin e ngadaltë të kafes e shoqëron atë me shpjegimet dhe rolin e kafes në jetën e njerëzve të qytetit që prej periudhës kur ajo shihej si produkt luksi e deri tek seti i pasur i pajisjeve ne funksion të ritualit.