Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të dalë së bashku në koalicion në 11 Maj. I pyetur në konferencën për shtyp ai tha se çdo parti që synon të rrëzojë kryeministrin Rama, është i ftuar në koalicion.