Vijon fluksi i shtuar i qarkullimit në Pikën Kufitare të Kontrollit Morinë, si pasojë e lëvizjeve të shumta të qytetarëve gjatë ditëve të pushimeve. Gjatë 24 orëve të fundit, në hyrje të territorit janë regjistruar 14 mijë e 917 shtetas, të cilët kanë udhëtuar me 4 mijë e 487 automjete.