Në Gjermani u përurua ai që po përshkruhet si “superkompjuteri më i shpejtë i Europës”. I pagëzuar me emrin “Jupiter”, truri gjigand elektronik do të ndihmojë, ndër të tjera, në fushat e klimës e inteligjencës artificiale. Kancelari gjerman Friedrich Merz e cilësoi atë një përparim të jashtëzakonshëm teknologjik dhe shkencor.