Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku iu përgjigj komentuesve në lidhje me pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Kryesocialisti vuri në dukje se Janullatus, i cili ndërroi jetë në janar, e la amanet para se të ndërronte jetë, që pasardhësi i tij të jetë shqiptar.