Top Channel/ “Ju i kontrolloni uraganët, do vareni”/ Kërcënohen me jetë meteorologët në SHBA
11/10/2024 19:40

Uraganet shkatërrimtare tragjike ‘Helene’ dhe ‘Milton’ kanë shkaktuar një rritje të teorive dezinfromuese mbi motin dhe shkaqet e tragjedive, të nxitura nga opozita republikane në SHBA, shkruan rrjeti britanik The Guardian. Meteorologët amerikanë kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje për paralajmërimet e tyre te frikshme mbi uraganin Milton, të cilat janë shumëfishuar pas dy uraganeve madhore që goditën SHBA. Uragani Helene solli shkatërrim dhe me shume se 130 te vdekur në thuajse gjashtë shtete të SHBA, i ndjekur disa ditë më vonë nga uragani Milton që goditi në Florida. Meteorologia e Michigan, tha se ajo dhe kolegët janë sulmuar verbalisht me mesazhe që i dënonin për lajme të rreme, që sipas tyre janë komanduar nga qeveria. “Nuk kam parë ndonjëherë kurrë kaq shumë dezinformacion. Njerëzit më thonë se ne kemi krijuar dhe drejtuar uraganet, ata besojnë se ne kontrollojmë motin. Nuk i bind dot se askush nuk mund të kontrollojë motin por retorika e tyre është shumë e ashpër, veçanërisht me ata që thonë se krijuesit e uraganit Milton ‘duhet vrarë’,” tha ajo. Një nga postimet që i drejtohej asaj shkruhej: “Vriti ata që i krijuan uraganet dhe shërbëtorët e tyre”, dhe përgjigja e saj ishte: “Të vrasësh meteorologët nuk i ndalon uraganet … nuk e besoj që më duhet të shkruaj diçka të tillë”. “Njerëzit më kanë drejtuar një seri sharjesh, më thonë të mbyll gojën ose të fik radarët Doppler, pasi besojnë se me të kontrollojnë uraganet,” tha ajo. Masa e dezinformacioni për uraganet nga Gjiri i Meksikës është shtuar pas pretendimeve të kampit të Trump se emergjencat në SHBA “kishin shpenzuar paratë e uraganeve për t’ua dhënë emigrantëve të jashtëligjshëm”, ndërsa postime të shumta konspirative përhapen në rrjetet TikTok, Facebook e X (më parë Tëitter), ku thuhet se “punonjësit e motit në SHBA duhet të rrihen, të arrestohen, të ekzekutohen ose të varen”. Disa nga aleatët e Trump kanë shkuar edhe më tej duke thënë se qeveria federale është në kontroll të fenomeneve të motit në SHBA. “Uragani Helene ishte një SULM i shkaktuar me anë të manipulimit të motit,” thuhej në një video të Michael Flynn, ish-këshilltari i sigurisë së Trump. Dezinformacioni ka sjellë kritika nga presidenti Joe Biden, që fajëson Trump për fushatën. “Është qesharake, kjo duhet ë marrë fund,” ishte përgjigja e Biden mbi pretendimet, shkruan rrjeti The Guardian.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50