Boris Johnson u rikthye në Kiev për një vizitë surprizë, e cila erdhi një ditë pasi katër lidere europianë vizituan kryeqytetin e Ukrainës së munduar nga konflikti katër mujor. Johnson, që ishte një herë në Kiev në 9 prill, ofroi një program madhor trajnimi për forcat ukrainase, në bazë të të cilit do të stërviten deri në 10 mijë trupa cdo 120 ditë.