Çmimi i naftës këtë të premte ka nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët. Kështu, në Shkodër grupi ynë i xhirimit fiksoi çmimin më të lartë në mesditë në pikën e karburantit të Alpet me 246 lek për litër. Ndërkohë që në pikat e tjera çmimi varionte nga 220 deri 223 lek për litër.