Top Channel/ Jo më hyrje falas! Viti i ardhshëm sjell risi në Venecia: Pritet të bëhet me pagesë
05/09/2023 21:34

Viti i ardhshëm mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për Venecian, pasi autortietet po planifikojnë që ta bëjnë hyrjen me pagesë për vizitorët ditorë. Këshilli i Qytetit njoftoi se ky vendim mendohet të bëhet për të menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike. Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë, mbi moshën 14-vjeçare. Kostoja do të shërbejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm, dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin. Synimi është për ta gjetur një baraspeshë mes të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë apo punojnë në Venecia, si dhe atyre të cilët e vizitojnë qytetin. Simone Venturini nga këshilli i turizmit i Venecias deklaroi se ky nuk është vendim për të fituar para, duke shtuar se pagesa do ta mbulojë vetëm koston e administrimit të skemës. Për datën e saktë të planit dhe se si do të udhëhiqet ai, do të vendoset pas aprovimit përfundimtar të këshillit, i cili pritet të ndodhë javën e ardhshme. Ky plan nuk është i panjohur për kabinetin përgjegjës të Venecias, pasi në vitin 2019 u propozua për herë të parë, por u shty për shkak të të pandemisë së COVID-19, si pasojë e të cilës munguan turistët, e më vonë për shkak të arsyeve teknike dhe procedurale. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump, tjetër mesazh BE: Nuk tërhiqem nga tarifat
19/01 22:59
Top News- ‘Evropa është në një humbje totale’: Rusia ngazëllehet me tensionet në Groenlandë
19/01 22:55
Top Channel/ Kërcënimet e Trump ndaj BE-së e përplasjet SHBA-Mbretëri e Bashkuar, Starmer…
19/01 20:07
Top News – Rritja globale është në rrezik! FMN paralajmëron për tensionet tregtare dhe IA
19/01 17:36
Top News – ‘Ligjin e bën i forti’ / Shefi i OKB: SHBA nuk qëndron mbi të drejtën ndërkombëtare
19/01 17:35
Top Channel/ Tërmet në tregjet financiare: Kërcënimet ndaj Groenlandës, bien bursat në Europë!
19/01 15:23
Top Channel/Starmer i tregon Trump se aleanca eshte e rendesishme,por pa shkelur parimet dhe vlerat!
19/01 14:46
Top News – Moska dënon amerikanin me 5 vite burg / ‘I zhdukur’ në SHBA, ‘transport armësh’ në Rusi
19/01 14:40
Top News – ‘Evropa nuk do të shantazhohet’ / Gjermania e Franca: Trumpit i përgjigjemi njëzëri
19/01 14:33
Top News – Edhe Putin në Bordin e Paqes / Trump i ka dërguar ftesë edhe presidentit rus
19/01 14:15
Top News – Rusia: Trump do hyjë në histori…nëse SHBA do të marrë nën kontroll Greenlandën
19/01 14:09
Top News – Kërkon një mandat më të fortë / Kryeministrja japoneze shpall zgjedhje të parakohshme
19/01 14:07
Top News – ‘Zionismi, kërcënim për Izraelin’. Ortodoksët dhe katolikët e Jeruzalemit e kundërshtojnë
19/01 14:06
Top Channel/ Bordi për Gazën, WP sqaron pagesën: 1 mld USD vetëm për anëtarësim të përhershëm!
19/01 13:51
Top News – Irani kërcënon me ekzekutime / ‘Lufta kundër zotit dënohet me vdekje’
19/01 12:25
Top News- Nga ‘një fëmijë i vetëm’ në asnjë fëmijë/Kina në krizë, popullsia bie për të katërtin vit
19/01 12:19
Top News – Pasuria e miliarderëve në qiell / Arrin një kulm të ri, rritet edhe ndikimi i tyre
19/01 12:17
Top Channel/Hakohet televizioni shtetëror iranian:Ushtrisë po i mbaron koha, t`i bashkohet popullit!
19/01 12:14
Top News – Trump, i vetëm kundër të gjithëve / Meloni gati të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
19/01 12:14
Top News – Evropa përgatitet për luftë me SHBA / Kërcënon të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të Trump
19/01 11:59
DIGITALB DIGITALB