Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar marrëveshjen me Greqinë që do të çohet për miratim. Ministri u shpreh se Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët, për të parandaluar një sërë krimesh si kontrabanda, trafikimin e emigrantëve dhe lëndëve narkotike.