Austria cdo ditë e më shumë shfaqet si avokate zëshme e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Teksa konfirmoi së fundi mbështetjen e tij për statusin e vendit kandidat për Ukrainën, sic u rekomandua nga Komisioni Europian, kancelari austriak, Karl Nehammer i mëshoi idesë që ky vend të mos të trajtohet ndryshe nga shtetet e Ballkanit Perëndimor sa i përket kushteve për nisjen e bisedimeve. Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Nehammer theksoi se kushtet që kërkohen nga shtetet e rajonit, të cilat e kërkojnë prej kohësh afrimin me bllokun, duhet të vlejnë edhe për Kievin. Pamjet: AFP