Pekini vonoi pak, por nuk harroi t`i përgjigje me të njëjtën monedhë tarifave prej 125% që Donald Trump vendosi ndaj mallrave kineze. Kina do të vendosë tamni edhe ajo tarifa prej 125% për importet amerikane, duke shtuar kështu frikën e një lufte të ashpër tregtare, që kërcënon të godasë fort zinxhirët e furnizimit global.