Një grua që jetonte e vetme pranë konviktit në Lezhë është gjetur e vdekur. Sinjalizimi është dhënë nga banoret e zonës dhe shërbimi zjarrfikës bashkë me policinë kanë ndërhyrë dhe hapur derën. Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë po dërgohet në morgun e spitalit rajonal të Lezhës.