Top Channel/ Jetesa e minoritetit grek! Diskutime për zhvillimin dhe mbështetja e integrimit
15/10/2023 12:49

Në fshatin Livadhja në bashkinë e Finiqit është diskutuar gjatë një konference lokale prespektiva e zhvillimit të minoritetit grek si pjesë e përpjekjeve të integrimit evropian të Shqipërisë. Nisma që u ndërmor prej shoqërisë civile dhe u mbështet nga Ambasada e Greqisë solli kumtesa të ekspertëve të fushës së integrimit, ekonomisë, edukimit, sipërmarrjes, trashëgimisë e kulturës dhe menaxhimit të projekteve evropiane. Në konferencë u soll në vëmendje braktisja e shumë zonave dhe nevojat për të lehtësuar jetën e qytetarëve të moshuar përmes teknologjisë dhe strukturave të përkujdesjes shëndetësore. “Nuk kemi shumë mundësi për të tërhequr të rinjtë. Edhe për tu zbavitur duhet të shkojnë në Sarandë sepse nga mungojnë qendrat kulturore, këndet sportive dhe jeta sociale. Problem tjetër ngelen qendrat shëndetësore në zonat e thella që ekzistojnë si godina por nuk ka personel dhe probleme me cilësinë e shërbimit”, tha Ilir Papa, përgjegjës i njësisë së integrimit evropian në bashkinë Finiq. Gjithashtu në themel të diskutimeve qëndroi çështja e frenimit të largimeve dhe nxitjes së punës online të të rinjve përmes edukimit në distancë dhe programeve që nxisin inovacionin. “Ne përballim gjithnjë problemet e emigracionit dhe njerëzve që jetojnë në zonat rurale, njerëz që kanë telashe me teknologjinë dhe të mësuarin por programet europiane mund t’i bëjnë njerëzit të qëndrojnë dhe të punojnë këtu. Ata mund të jetojnë këtu dhe mund të punojnë për zyra dhe programe kudo në botë”, tha Jenny Pangem dekane e shkollës së Edukimit. Nikolaos Giannis ekspert i Komisionit Evropian solli një qasje tjetër në diskutim duke sugjeruar shmangien e politikës dhe nxitjen e politikës së butë përmes ekonomisë, kulturës, shkëmbimeve. Ai solli në vëmendje situatën aktuale të konfliktit të përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës që duhet të përbëjnë gjithashtu momente reflektimi për rajonin tonë.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB