Në gushtin e vitit 2021 në Tiranë mbërriti një prej grupeve të para të refugjatëve afganë. Pothuajse dy mijë refugjatë u strehuan në muajt në vijim në një hotel në bregdetin shqiptar. Gazetarja Franziska Tschinderle, lindur më 1994 në Austri dhe fotografi shqiptar Ilir Tsouko, i kanë ndjekur nga afër këta njerëz për një vit me radhë: studentë, nëpunës, biznesmenë dhe basketbolliste.