Tre anëtarë të një familjeje nga Kolorado humbën jetën teksa përpiqeshin të jetonin në Malet Rocky, në Amerikën e Veriut, larg botës industriale të teknologjisë dhe njerëzve. Viktimat janë dy motra rreth moshës 40-vjeçare dhe djali 14-vjeçar, trupat e të cilëve u gjetën në një kamp të ekspozuar.