E gjithë jeta artistike dhe kulturore e veriut të Shqipërisë dhe kryesisht Kukësit, përgjatë viteve 30-70, erdhi përmes një ekspozite në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Fotot janë të shkrepura nga çifti Safet dhe Gjylzade Dokle, dhe pasi i ruajtën për vite me radhe dhe u kujdesen për to, djemtë Ramadan dhe Melaim Dokle, çuan deri në fund amanetin e prindërve për t’i ekspozuar për artdashësit.