Dy adoleshentë janë shpëtuar nga policia pasi mbetën gjatë natës në mes të detit të Shëngjinit. Jet Ski-ja e tyre pësoi defekt, ndërsa policia kufitare e Shëngjinit mori njoftimin se dy të rinjtë ishin futur në detin e Ranës së Hedhun me mjetin lundrues dhe nuk ishin kthyer më në breg, duke humbur kontaktet me familjarët e tyre.