Në Hagë po vazhdon gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të martën fjalën e mori në një deklaratë jo në betim edhe ish-presidenti Hashim Thaçi. Ai tha se beson në paqen, të vërtetën e drejtësinë dhe se është krejtësisht i pafajshëm. Trupit gjykues iu drejtua edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi që u shpreh se nuk i frikësohet drejtësisë.