Top Channel/ “Jemi policia”, grabitësit me armë terror të moshuarve. Shkëmbejnë zjarr me policinë
09/12/2023 22:07

Tentativa për të grabitur banesën e dy të moshuarve në fshatin Prush të Tiranës, ka shkuar keq. Grabitësit, tre persona të armatosur kanë hyrë në banesën e çiftit të moshuar duke u hequr si policë. Nën kërcënimin e armëve, rreth orës 19 e 13 minuta të së shtunës, grabitësit i kanë ulur në tokë të moshuarit dhe kanë kërkuar për para. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë në pak sekonda pasi kanë dëgjuar zhurmën dhe britmat e pazakonta në shtëpinë e çiftit. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre, ndërsa forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur. Shkëmbimi i zjarrit nuk ka mjaftuar që të neutralizonte tre grabitësit. Policia e Tiranës e shoqëruar nga Forcat Renea dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës duke ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndaj çiftit të moshuar ka pasur kërcënime, por nuk është ushtruar dhunë thotë policia. Megjithatë të dy, ata janë të traumatizuar dhe nuk kanë mundur të identifikojnë asnjërin prej personave që tentuan të grabisin banesën e tyre.

Top Channel/ “Ka kimi mes nesh, por jam i martuar”, Brikena i kthehet ashpër Rogertit
19/03 20:25
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top News – Kërkesa e deputetëve të ‘Mundësisë’. Interpelancë me zv.kryeministren për Rrjollin
19/03 20:11
Top Channel/ Banda e “Bajrajve” në gjyq për krimin e bujshëm në Shkodër
19/03 20:01
Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03 19:57
Top Channel/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa mohon akuzat
19/03 19:52
Top Channel/ Drejtori i burgut me shtëpi bari në Peqin! Kishte mbjellë 4 mijë rrënjë kanabis
19/03 19:49
Top News – Mbledhja e radhës e Qeverisë. Nga paketa e maleve, çmimi i naftës te kërcënimi serb
19/03 19:45
Top Channel/ Trump: Nuk çojmë ushtarë në Iran! Netanyahu të mos godasë rafineritë e naftës
19/03 19:42
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top Channel/ Nafta 214 lekë, në tre javë luftë u rrit me 40 lekë për litër. Nis lufta politike
19/03 19:37
Top News – Krifca në SPAK për IPARD-in. Ish ministrja merret në pyetje për disa orë nga Braho
19/03 19:16
Top News- Drejtor burgu por dhe kultivues droge/ 4000 bimë kanabisi në banesën e zyrtarit të lartë
19/03 19:13
Top News- Vrau bashkëmoshatarin në Korçë/ Dërgohet në gjyq autori i mitur, babai dhe xhaxhai i tij,
19/03 18:36
Top Channel/ Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet për viktima
19/03 17:58
Top Channel/ Mijëra rrënjë kanabisi në ndërtesën në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës
19/03 17:09
Top Channel/ Urimi për fitër Bajramin, kreu i KMSH Bujar Spahiu mesazh besimtarëve
19/03 15:32
Top Channel/ Pedagogët e Arteve në alarm për titujt, pedagogët paralajmërojnë bojkot
19/03 15:31
Top Channel/ Fermerët e Dimalit në protestë: Çmimi i trangullit nuk mbulon kostot
19/03 15:26
Top Channel/ Rejsi Farma paditet në Korçë për fatura abuzive, e padit edhe Fondi
19/03 15:13
DIGITALB DIGITALB