Top Channel/ Jehona e bandave shqiptare në Greqi. Pesë grupet, përgjegjëse për 15 sulme në pak muaj
20/12/2023 22:56

Disa orë pas dy incidenteve me armë në Athinë dhe Selanik me protagonistë keqbërës shqiptarë, mediat greke pasqyrojnë gjërësisht veprimtarinë kriminale të bandave mafioze shqiptare në Greqi. Mes ngjarjeve më të bujshme dhe më të përgjakshme janë vrasja e një hidrauliku në lagjen Nea Ionia shkurtin e kaluar gjatë një përleshjeje mes kriminelëve shqiptarë, si dhe ekzekutimi gjakftohtë i dy personave të tjerë në mes të ditës në një kafene në Nea Smirni në muajin dhjetor –thekson kronika e tv publik ERT. Policia greke deklaron se veprimtaria e tyre përfshin të ashtuquajturat kontratat e vrasjeve me pagesë, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikun e drogës, mbrojtjen e bizneseve përkundrejt pagesës, kontrabandën e karburanteve dhe cigareve. Sipas të njëjtave burime , fitimet e bandave shqiptare janë marramendëse. Këto grupe kriminale listojnë rreth 2500 anëtarë me të ardhura vetëm nga rastet e hetuara nga policia greke , në shumën prej 300 milionë eurosh. Bandat shqiptare janë gjithashtu të përfshira në 26% të sasisë totale të heroinës së trafikuar, ndërsa në trafikun e hashashit kjo pjesmarrje shkon në 31%. Zyrtarë të policisë përshkruajnë profilin e këtyre njerëzve , si persona që nuk llogarisin asgjë,as arrestimet dhe as dënimet shumëvjeçare në burgjet greke. Nga informacionet e fundit zyrtare konfirmohet se pesë bandat shqiptare që dyshohet se operojnë nëpër burgjet e Greqisë qëndrore dhe jugore janë përgjegjëse për të paktën 15 sulme kriminale vetëm në muajt e fundit. Pamjet: AFP

Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
DIGITALB DIGITALB