Sot është dita e 20 e luftës në Ukrainë. Sipas raportimit të të dërguarit tonë në Kiev, Artur Bibe që prej agimit Rusia ka shpeshtuar bombardimet. Një kompleks banesash u godit këtë mëngjes duke shkaktuar vdekjen e 2 banorëve. Po ashtu u bombardua edhe metroja e Kievit.