Tridhjetë e gjashtë fluturime u anuluan dhe 201 patën vonesa në një aeroport japonez pasi një palë gërshërë u zhdukën në një dyqan të ndodhur shumë poranë portave të nisjes. Kontrollet e sigurisë në terminalin e brendshëm të Aeroportit të Ri Chitose të Hokkaido-s u ndërprenë për rreth dy orë gjatë fundjavës duke lënë me qindra udhëtarë të bllokuar përkohësisht.