Një jaht turistik prej 33 metrash me tre persona në bord ka lëshuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:20 sinjalin S.O.S., për operacion shpëtimi në detin Adriatik. Kapiteneria e portit të Durrësit ka marrë një thirrje nga mjeti lundrues me flamur kroat “D’artista 07”, që ndodhej rreth 20 milje larg Divjakës.