Top Channel/ Izraeli sulmon Jemenin: Breshëri raketash, “ferr” në Sana`a ”guxoni prapë”!
25/08/2025 10:56

Izraeli iu përgjigj me një breshëri raketash drejt kryeqytetit të Jemenit, Sana'a, sulmeve të rebelevë Huthi që kishin shënjestruar më herët tokën e shtetit hebre. 6 vetë humbën jetën në Jemen, e 86 të tjerë u plagosën në ofensivën më të fundit të një viti sulmesh dhe kundërsulmesh të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe militantëve Huthi në Jemen, pjesë e një vazhdimësie të konfliktit në Gaza. IDF-ja pohoi se objektivat e saj përfshinin një kompleks ushtarak që strehon pallatin presidencial, e po kështu u mësynë dy termocentrale dhe depo karburanti. "Këto sulme ishin përgjigje ndaj incidenteve të përsëritura nga regjimi terrorist Huthi kundër Shtetit të Izraelit dhe civilëve të tij, duke përfshirë lëshimin e raketave tokë-tokë dhe UAV-ve drejt territorit izraelit në ditët e fundit”, deklaroi ushtria izraelite. Të premten, Huthit thanë se kishin lëshuar një raketë balistike drejt Izraelit në mësymjene tyre të fundit për të cilën deklaruan se ishte në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Një zyrtar i forcave ajrore izraelite tha të dielën se raketa ka shumë të ngjarë të ketë mbajtur disa municione të vogla “të destinuara të shpërthenin pas përplasjes”. “Kjo është hera e parë që ky lloj rakete është lëshuar nga Jemeni”, theksoi ai. Që prej fillimit të luftës së Izraelit në Gaza kundër grupit militant palestinez Hamas tetorin e vitit 2023, Huthit e lidhur me Iranin kanë sulmuar vazhdimisht anije në Detin e Kuq në atë që e përshkruajnë si akte solidariteti me palestinezët. Ata gjithashtu kanë lëshuar shpeshherë raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave janë interceptuar. Izraeli është përgjigjur me sulme në zonat e kontrolluara nga Huthitë në Jemen, përfshirë portin jetik të Hodeidah-së.

Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
DIGITALB DIGITALB