Forcat izraelite mësynë gjatë natës spitalin al-Shifa në Gaza, duke përdorur deri edhe tanke në atë që një zëdhënës i IDF-së e përshkroi si "operacion me saktësi të lartë në zona të kufizuara" të strukturës. Argument i tij ishte se "terroristë të Hamasit ishin rigrupuar" brenda spitalit dhe po e përdorin atë për të nisur prej andej sulme. Dëshmitarë okularë ndërkohë flasin për gjendje paniku brenda kompleksit të rëndësishëm spitalor në qytetin e Gazës.