Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi se administrata Trump u njoftua vetëm këtë mëngjes nga ushtria amerikane për sulmin e Izraelit në Katar. Ajo refuzoi t'i përgjigjet pyetjeve nëse ushtria amerikane u informua sakaq nga Izraeli apo nëse e zbuloi vetë sulmin. “Hamasi, për fat të keq, ishte i vendosur në një pjesë të Dohas", tha ajo.