Në ditën e dytë të seancës dëgjimore në Hagë, Izraeli argumentoi përpara gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara se ofensiva e tij në Gaza është vetëmbrojtje legjitime dhe jo genocid. Duke mbrojtur shtetin hebre nga akuzat e paraqitura prej Afrikës së Jugut në njërin prej rasteve më të mëdha që janë paraqitur ndonjëherë përpara një gjykate ndërkombëtare, avokati Malcolm Shaë e mbrojti shtetin hebre me arsyetimin se përdorimi i forcës së skajshme të armatosur kishte për qëllim vetëmbrojtjen.