Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04/2026 12:13

Parlamenti izraelit ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje si masë standarde për palestinezët e dënuar për sulme vdekjeprurëse të cilësuara si terrorizëm. Ligji, i miratuar të hënën, do të zbatohet kryesisht në Bregun Perëndimor, ku palestinezët gjykohen në gjykata ushtarake izraelite, duke krijuar sipas kritikëve një sistem të veçantë dhe më të ashpër drejtësie. Vendimi ka nxitur protesta në Ramallah, ku dhjetëra aktivistë dhe qytetarë dolën në rrugë kundër masës. Shumë prej tyre mbanin pankarta me mesazhe kundër ekzekutimeve dhe portrete të të burgosurve palestinezë. “Stop ligjit për ekzekutimin e të burgosurve para se të jetë tepër vonë,” lexohej në disa prej pankartave. Familjarët e të burgosurve shprehën frikë për të ardhmen. Një nënë, Maisoun Shawamreh, tha se nuk kishte fjetur gjithë natën nga ankthi për fatin e djalit të saj, i cili ndodhet në paraburgim prej tre vitesh. Kritikat kanë ardhur edhe nga organizata ndërkombëtare. OKB e cilësoi ligjin si “mizor dhe diskriminues”, ndërsa paralajmëroi se ai mund të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Izraelit. Edhe brenda vetë Izraelit ka pasur kundërshtime. Protestues u mblodhën para parlamentit në Jerusalem, duke e cilësuar ligjin si të papranueshëm dhe diskriminues. Megjithatë, mbështetësit e ligjit argumentojnë se masa është e nevojshme për të parandaluar sulme të tjera dhe për të garantuar sigurinë. Ndërkohë, organizata të të drejtave të njeriut dhe disa deputetë kanë dorëzuar padi në Gjykatën e Lartë izraelite për të rrëzuar ligjin, duke argumentuar se ai bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ndalon diskriminimin arbitrar.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19