Ushtria izraelite hyri mëngjesin e sotëm me trupa e autoblinda në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa. Vendimi, sipas një zëdhënësi të saj, u mor vetëm pasi u mësua saktësisht se cfarë kishte atje. Sipas Tel Avivit, kompleksi spitalor mund të jetë “zemra që rreh” e grupit militant të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja e BE-ja.