Izraeli ka vendosur sot të lejojë karburantet për rinisjen e prodhimit të energjisë elektrike në Gaza. Ky vendim vjen në një seri hapash për zbutjen e kufizimeve ndaj rajonit të bllokuar që prej konfliktit të muajit të kaluar. Rreth dy milionë palestinezët që jetojnë aty janë objekt i bllokadës së Izraelit që prej vitit 2007. Agjensia ushtarake izraelite tha se vendimi u mor pas vlerësimit të situatës së sigurisë dhe aprovimit në nivel politik, por kusht mbetet ruajtja e stabilitetit të sigurisë. Edhe para konfliktit të muajit të kaluar, energjia elektrike ishte e pakët në zonë, me vetëm disa orë rrymë në ditë. Javën e kaluar Izraeli rinisi gjithashtu shërbimin postar në territor dhe lejoi disa eksporte të prodhimit bujqësor e të veshjeve.