Izraeli ka ndërmarrë sulme me artileri në Siri këtë të diel pasi disa raketa u hodhën prej Sirisë dhe goditën Rrafshnaltën e Golanit. Sulmet hakmarrëse të Izraelit për raketat e hedhura nga Siria – përgjegjësinë për të cilat nuk e ka marrë ende askush – paraqesin episodin e fundit të përshkallëzimit të dhunës në rajon.