Top Channel/ Izraeli kërcënon me sulme të reja në Bejrut: Nëse Hezbollahu nuk çarmatoset…
06/06/2025 21:30

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria izraelite do të vazhdojë të sulmojë Bejrutin nëse Libani nuk e çarmatos Hezbollahun. Kjo deklaratë u bë një ditë pas një serie sulmesh izraelite që synonin lëvizjen libaneze pro-iraniane në periferitë jugore të kryeqytetit libanez. “Nuk do të ketë qetësi në Bejrut, as rend, as siguri në Liban pa siguri për shtetin e Izraelit. Marrëveshjet duhet të respektohen dhe nëse nuk bëni atë që është e drejtë, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime dhe me forcë të madhe”, tha Katz në një deklaratë. Ministri izraelit theksoi se po i përgjigjej drejtpërdrejt deklaratave të Presidentit libanez, i cili dënoi sulmet izraelite të mbrëmshme në territorin libanez, duke denoncuar “shkeljen flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 27 nëntor të vitit të kaluar. “Ju duhet të siguroheni që ushtria libaneze t’i përmbahet vërtet marrëveshjes së armëpushimit”, u përgjigj Katz në deklaratë. Është hera e katërt që Izraeli ka shënjestruar periferitë jugore të Bejrutit, një fortesë e Hezbollahut, që kur hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe lëvizjes islamiste. Sipas kushteve të armëpushimit, organizata pro-iraniane duhet të tërheqë forcat e saj dhe të çmontojë të gjithë infrastrukturën e saj ushtarake në jug të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin. Armëpushimi i dha fund më shumë se një viti armiqësish që kulmuan në një luftë të hapur dy-mujore midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, një konflikt nga i cili ky i fundit doli shumë i dobësuar.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00