Top Channel/ Izraeli i ndalon libanezëve lëvizjen në jug, Hezbollahu: U shkel armëpushimi!
29/11/2024 11:19

Izraeli ua ka ndaluar libanezëve lëvizjen në një sërë fshatrash dhe në rrethinat e tyre në jug të vendit fqinj. Ushtria e shtetit hebre njoftoi se një ditë më parë kishte hapur zjarr ndaj atyre që i cilësoi si “të dyshuar” që mbërritën me vetura në disa zona në jug të Libanit, duke theksuar se ata e shkelën armëpushimin mes tij dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili hyri në fuqi të mërkurën. Ligjvënësi nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e akuzoi nga ana e tij Izraelin për shkeljen e marrëveshjes. “Armiku ynë, Izraeli, po i sulmon ata që po kthehen në fshatrat kufitarë”, tha Fadlallah për gazetarë, pas një seance parlamentare, duke shtuar se “këto janë shkelje nga ana e Izraelit, edhe në këtë formë”. Po të enjten, ushtria izraelite goditi një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu për ruajtjen e raketave me rreze të mesme në jug të Libanit. Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji që prej hyrjes së armëpushimit në fuqi mëngjesin e së mërkurës. Në një postim në platformën X të premten, zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite, Avichay Adraee u bëri thirrje banorëve të Libanit të mos kthehen në më shumë se 60 fshatra në jug, duke thënë se kushdo që lëviz përgjatë vijës së theksuar jugore “ vë veten në rrezik”. Ushtria e Libanit e akuzoi më herët Izraelin për shkeljen e armëpushimit disa herë të mërkurën dhe të enjten. Shkëmbimi i akuzave mes dy palëve nxjerr në pah brishtësinë e këtij armëpushimi, i cili u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca për t’i dhënë fund luftës 14-mujore, e që do të zgjasë 60 ditë, me shpresën se do të çojë drejt një marrëveshjeje që i jep fund luftës përfundimisht.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39