Izraeli është I gatshëm të eksportojë gaz në Europë përmes Italisë. Dëshirën e tij, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ia bëri të qartë homologes italiane, Giorgia Meloni, të cilës I tregoi se ka hapësirë për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve. Netanyahu I bëri këto komente në fillimin e vizitës së tij treditore në Romë.