Izraeli njoftoi të mërkurën se ka vrarë ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib, gjatë një sulmi të orkestruar kundër tij. Vrasja e ministrit Khatib vjen pas eliminimit të zyrtarit të lartë të sigurisë iraniane, Ali Larijani, dhe kreut të forcave paramilitare Basij të Gardës Revolucionare. Lajmi për vrasjen e ministrit të Inteligjencës u dha nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha gjithashtu se “priten surpriza të rëndësishme gjatë gjithë ditës, në të gjitha frontet”. Po ashtu, edhe Irani konfirmoi vrasjen e ministrit Esmail Khatib. "Vrasja frikacake e kolegëve të mi të dashur Esmail Khatib, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, së bashku me disa nga anëtarët e familjeve të tyre dhe ekipin shoqërues, na ka lënë me zemër të thyer", tha presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, në një postim në X