Ushtria izraelite ka publikuar rrëfimin e saj të parë zyrtar të gabimeve që çuan drejt dështimit për të mbrojtur civilët gjatë sulmit të Hamasit në 7 tetor 2023, i cili nxiti dhe shpërthimin e luftës në Gaza, shkatërrimit të enklavës dhe shpërnguljes së pjesës dërrmuese të popullsisë së saj. Raporti del në përfundimin se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) "dështuan në misionin e tyre për të mbrojtur civilët izraelitë".