Qeveria e Izraelit ka ndaluar futjen e ndihmave humanitare në Gaza, pasi faza e parë e armëpushimit me Hamasin ka skaduar. Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Hamasi ka refuzuar deri më tani që ta pranojë zgjatjen e përkohshme të armëpushimit, siç u propozua nga emisari i SHBA-së, Steve Witkoff.