Top Channel/ Izrael, sulmi ndaj Iranit u bë “me ChatGpt”? “Përdorën spiunë, dronë dhe AI”!
18/06/2025 11:00

Operacioni ushtarak i Izraelit ndaj Iranit u materializua javën e kaluar, duke tronditur Republikën Islamike dhe mbarë rajonin. Por ai duket se ka qenë i përgatitur ndër vite e ka rezultuar me sulme tejet të sakta ndaj shënjestrave të nivelit të lartë. Raportet më të fundit tregojnë se për këtë ofensivë, ushtria izraelite ka përdorur padyshim të dhënat e shërbimeve sekrete, por edhe inteligjencën artificiale, duke i gjymtuar që në fillim Iranit një pjesë të sistemeve raketore dhe atyre për mbrojtje ajrore. Me një liri më të madhe për të fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar më pas qendra bërthamore dhe ka vrarë gjeneralë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë. Në kohën kur Irani u mobilizua për hakmarrje, kapaciteti i tij, i dobësuar edhe nga sulme të mëparshme izraelite, kishte marrë një grusht të fortë. Këtë e pohuan burime nga një takim me 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarë izraelitë të inteligjencës dhe sektorit ushtarak, disa prej të cilëve kanë folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushtet anonimati. Edhe pse disa prej pretendimeve të tyre nuk kanë mundur të verifikohen, ish drejtuesja e kërkimeve në agjencinë izraelite të spiunimit, Mossad, Sima Shine ka konfirmuar boshtin e sulmit, duke thënë se është në dijeni të mënyrës se si është planifikuar dhe ekzekutuar ai. “Sulmi përbën pikën kulmore të shumë viteve pune të Mossadit për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit”, u shpreh ajo. Doza e befasisë është shtuar për shkak të bindjeve të zyrtarëve iranianë se Izraeli nuk do të kryente ndonjë sulm, duke qenë se Teherani ishte i angazhuar në bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me avancimin e programit të tij bërthamor.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52